Home SPORT Fansat e Maradonës shpërthejnë në lot para monumentit, sot legjenda e futbollit...

Fansat e Maradonës shpërthejnë në lot para monumentit, sot legjenda e futbollit do të bënte 61 vjeç

26

Anëtarët e të ashtëquajturës “Kisha Maradonia” në Argjentinë u mblodhën të shtunën për të kremtuar kujtimin e idhullit të tyre të dashur të futbollit Diego Maradona në atë që do të ishte ditëlindja e tij e 61-të, vetëm disa javë para përvjetorit të parë të vdekjes së tij.

Duke brohoritur “Ma-ra-do…Ma-ra-do…”, tifozët nderuan monumentin e kampionit të Kupës së Botës si të ishte një zot.

I prekur një nga fansat tregon emocionin e tij kur pa monumentin.

“Më ranë lotët, të betohem, nuk di si ta përshkruaj të them të drejtën, ishte diçka që nuk mund ta besoja, kishim kohë që e shihnim si po e bënin monumentin. E kishim ndjekur por e vërteta është se kur e pashë, kur e zbuluan, po qaja si fëmijë”.

Maradona humbi jetën teksa ishte shtruar në një spital në Buenos Aires pas një operacioni në tru nëntorin e kaluar.