Pas daljes nga “Big Brother VIP 2”, Kiara Tito ka marrë dhurata të shumta nga fansat e saj të shumtë. Buqetat e bukura me lule kanë qenë aq të shumta, sa një ndjekës i ka dhënë një ‘këshillë’ moderatores së njohur.

Duke qenë se ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri i poston këto dhurata në rrjetet sociale, si një falënderim për fansat, dikush i ka dhënë një ide se çfarë mund të bëjë me to.

“O për Zotin hap një dyqan lulesh”, i ka shkruar dikush.

“Ndave Donaldin me Borën”, Grida Duma i përmend “tradhtinë” me Beatrix në emision

Këtë mesazh Kiara ka vendosur që ta publikojë në “Instastory” dhe duke qeshur i përgjigjet shkurt:

“Shumë shpejt”.

Tani fansat janë kuriozë që dinë nëse Kiara po e mendon vërtetë të hap një dyqan lulesh, apo përgjigja e saj ishte thjesht një shaka.