Moderna njoftoi se ka zbuluar një vaksinë kundër koronavirusit dhe se është 94.5 për qind efektive, Dr. Anthony Fauci, mjeku kryesor i sëmundjes infektive të vendit, tha se vaksinimet mund të fillojnë muajin tjetër.
Fauci thotë se pret që vaksinimet e para kundër COVID-19 të fillojnë “në pjesën e fundit të dhjetorit dhe jo në ditët e para të muajit të ardhshëm”.
Fillimisht, nuk do të ketë vaksinë të mjaftueshme për të gjithë. Grupet me përparësi më të lartë, që përfshijnë punonjës të kujdesit shëndetësor, të moshuar dhe njerëz me kushte themelore mjekësore do të marrin vaksinën së pari.
“Unë mendoj se të gjithë të tjerët do të fillojnë të vaksinohen nga fundi i prillit”, tha Fauci. “Dhe kjo do të ndodh në muajin maj, qershor, korrik. Do të duhen disa muaj për të bërë”, pohoi ai.