Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e reja të infektimeve me Covid19 në qarkun e Elbasanit.
Në 24 orët e fundit janë rregjistruar 40 persona pozitiv me virusin SARS Cov2, përkatësisht në këto bashki : Elbasan 20 raste, Librazhd 20 raste, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektimeve që nga fillimi i pandemisë në 785. Me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk ka mundur ta fitojë dot betejën një 63 vjeçar nga Gramshi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.