Home AKTUALITET Federata Shqiptare e Futbollit dhe Presidenti Armand Duka shprehin ngushëllimet e tyre...

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Presidenti Armand Duka shprehin ngushëllimet e tyre më të sinqerta për ndarjen nga jeta të ish-arbitrit ndërkombëtar të FIFA-s.

20

Një ndër emrat më të mëdhenj të arbitrimit shqiptar Faik Bajrami, i cili shënoi emrin e tij me gërma të arta në historinë e futbollit shqiptar duke arbitruar në 21 shkurt 1971 në Roterdam, ndeshjen Holandë-Luksemburg.

Bajrami ishte një person me integritet të lartë dhe një figurë sportive e respektuar, dhe mungesa e tij do të ndihet gjatë në familjen tonë të futbollit, duke parë kontributin e tij të vazhdueshëm në futbollin shqiptar.