Ka shumë kombinime të mundshme dhe situata është akoma e komplikuar në lidhje me luftën për një vend në Champions. Në rast të arritjes në pikë të barabarta, në fakt, përplasjet e drejtpërdrejta dhe golavarazhi do të duhet të vlerësohen në mënyrë të veçuar. Rregullorja thotë se me pikë të njëjta kriteret për hartimin e një renditjeje janë pesë: pikët e bëra në duelet direkte, diferenca e golave në përballje direkte, diferenca totale e golave, golat totalë të shënuar e në fund edhe shorti. Po,r le ta shohim situatën në detaje.

Në këtë rast, renditje e “vogël” do të ishte Milan 6 pikë, Juve 6 e Napoli 6 me këta të fundit që do të mbeteshin jashtë Champions-it.

Sa u përket përballjeve direkte, situata e “Djallit” është si vijon:

 Në avantazh me Juven (1- 3 në Milano, 0-3 në Torino) – Në avantazh me Napolin (Fitore 1-3 dhe humbje në shtëpi 0-1)]

NAPOLI – 76 PIKË Për të mbajtur Juven pas shpine, ekipi i Gatuzos do të duhet të mundë Veronën, pasi çdo situatë tjetër do ta shihte të disavantazhuar. Napoli aktualisht ka një pikë më shumë se Juventusi dhe pikë të barabarta me Milanin. Sa u përket përballjeve direkte, situata e Hysajt me shokë është si vijon: – Në disavtantazh me Milan (1-3 në “Maradona” dhe e 0-1 në Milano) – Barazi me Juven (2-1 në Torino, 1-0 në “Maradona”), por golavarazhi më i mirë e vendos Napolin përpara bardhezinjve.

JUVENTUS – 75 PIKË Aktualisht Juventusi është e pesta në renditjes me 75 pikë. Për të arritur kualifikimin në Champions, ekipi i Pirlos do të duhet të mundë Bolonjën dhe të shpresojë që Milani dhe Napoli të mos fitojnë, respektivisht, ndaj Atalantës dhe Veronës. Alternativa për bardhezinjtë mbetet barazia në pikë me Napolin dhe Milanin, çka do t’a çonte ekipin e Pirlos në Champions së bashku me kuqezinjtë.

Sa u përket përballjeve direkte, situata e bardhezinjve është si vijon:

 Në disavantazh me Milanin (1-3 në Milano, 0-3 në Torino) – Barazi me Napolin (2-1 në Torino, 1-0 në “Maradona”), por golavarazhi më i mirë e vendos përpara ekipin e drejtuar nga Xhenaro Gatuzo.