Fenomeni ” Bllako ” nuk është një krim dhe përgjegjësi individuale,personale siç deklaron kokëministri ynë i “nderuar”, por një fenomen që ka mbizotëruar prej 30 vjetësh politikën shqiptare,të majtë e të djathtë së bashku me aleatët e tyre.
Ky fenomen, nis nga hijet të cilat fusin thonjtë a tentakulat e tyre me lloj – lloj mënyrash në pushtetin qeverisës. Këto ” hije ” 30 vjeçare kanë formuar një lloj mekanizmi mishtor të tipit ” Bllako ” që komandojnë korrupsionin, ose e thënë ndryshe komandojnë varfërimin e 2.8 milion shqiptarëve.
Këto lloj mekanizmash i kemi parë që në hapat e para të karrierës së tyre. Rastet janë të panumërta për këta 30 vjet.
Kemi ardhur në një pikë, ku shoqërisë shqiptare dhe veçanërisht rinisë, të rinjve i del për detyrë ta dënojnë, refuzojnë me fanatizëm dhe me forcë fenomenin e ” hijeve ” që veprojnë në kurriz të së drejtës, ato i kemi pasur e i kemi kudo në politikën qeverisëse.
Të rinjtë shqiptarë nuk duhet t’i shikojnë si modele motivimi, por si modele kalbëzimi.