Home ELBASANI SOT VIDEO/FENOMENI I DHUNËS NË SHQIPËRI

VIDEO/FENOMENI I DHUNËS NË SHQIPËRI

150

Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë për numrin e lartë të vrasjes së vajzave dhe grave. Situata e dhunës me bazë gjinore është alarmante në vendin tonë. Të dhënat e organizatave të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare tregojnë se 88.8% e grave dhe vajzave në Shqipëri janë të dhunuara nga të gjitha format e dhunës dhe 65% e tyre e kanë përjetuar dhunën në familje ose nga partneri.

Nëse do t’i referohemi dy viteve të fundit numri i vajzave (grupmosha 15-29 vjeç) të vrara nga partnerët e tyre shkon në 7 vajza. Sidoqoftë, vlen për tu theksuar fakti pozitiv, se ka një rritje të ndjeshme të numrit të vajzave që janë ndërgjegjësuar dhe kanë marrë guximin të denoncojnë dhunën ndaj tyre pranë Policisë së Shtetit, dhe kjo shifër arrin në rreth 8000 raste që kanë marrë urdhër-mbrojtjeje në vit, duke u rritur me mbi 200 raste të reja, vajza që arrijnë të denoncojnë dhunën nga viti 2018 në vitin 2019.

Edhe qytetarët e elbasanit mendojnë se numri I jetëve të humbura është shumë alarmant ndaj duhet të ashpërsohet ligji për mbrojtjen e tyre. Kushtet social-ekonomike në të cilat jetojnë të rinjtë në Shqipëri, kanë sjellë rritje të kriminalitetit rinor. Të dhënat e vitit 2018 tregojnë se 38% e dënimeve penale të formës së prerë janë dhënë ndaj të rinjve, situatë kjo që kërkon ndërhyrje të menjëhershme.