Zona e Dumresë  dikur njihej si “hambari” i prodhimit te grurit në qarkun e Elbasanit, por  vitet e fundit vihet re një  rënie e ndjeshëm e sipërfaqeve të mbjella me grurë.

Sot, sipërfaqet e mbjella me grurë nuk I kalojnë 30%. Ndër faktorët kryesorë sipas fermerëve të zonës janë rritja e çmimit të inputeve bujqësore,çmimi I lartë I plugimit të tokës dhe rritja e çmimit të naftës. Ata thone së të gjitha këto produkte kanë pësuar rritje të lartë të çmimeve ,çka për xhepat e tyre është një kosto e papërballueshme ndaj janë detyruar që të heqin dorë nga kultivimi I grurit duke I lënë tokat djerrë.

Aktualisht nje thes me pleh kimik kushton deri në 12000 lekë.

Edhe pse pranojnë se rritja e çmimit të inputeve bujqësore është e konsiderueshme tregëtarët thonë se janë të detyruar të veprojnë në këtë formë edhe pse rritja e çmimeve ka ndikuar që edhe ata të mos arrijnë të shesin më shumë se 30% të produkteve të tyre.

Një pjesë e mirë e fermerëve të kësaj zone kanë hequr dorë edhe nga aplikimi për subvencione për shkak se kriteret janë të shumta dhe për fermerët e vegjël shumë të vëshira për tu përmbushur. Elbasani renditet ndër 5 qarqet që ka sipërfaqet më të mëdha të kultivuar me grurë si rrjedhoje e favorizimit nga relievi por edhe klima e përshtatshme por rritja e çmimeve të farave dhe inputeve bujqësore po bën që dita ditës fermeri të heq dorë nga bujqësia./Egnatia news