“Jemi drejtë falimentit”
Për herë të parë në dekada fermerët e fshatit Jagodinë në bashkinë e Elbasanit shprehen pesimistë për të ardhmen e investimeve të tyre në bujqësi.
Rritja e pajustifikuar e çmimeve të inputeve bujqësore këtë vit është duke i çuar drejtë falimentit.
Ata thonë se tregëtarët abuzojnë me çmimet e produkteve në tregje pasi ata vetë e shesin mallin me çmim minimal ndërsa në treg i njeti produkt del disa fish më i shtrenjtë.
Fermerët thonë se ndjehën të harruar nga qeveria shqiptare edhe pse bujqësia duhet të ketë fokusin kryesor.
Zona e Jagodinës njihet si zona më prodhimtare në qarkun e Elbasanit sa i takon kultivimeve në bujqësi po nëse rritja e çmimit të inputeve bujqësore dhe farave vijon shumë prej tyre do të jenë të detyruar të heqin dorë.