Si një mënyrë për të promovuar prodhimet e zonës së Labinotit bashkia e Elbasanit organizoi festën e gështenjës por që jo gjithçka shkoi ashtu siç ishe menduar pasi këtë vit ne këtë panair dedikuar gështenjës munguar këto të fundit.

Sipas fermerëve të zonës ky vit ka qenë një ndër më të këqinjtë sa I takon prodhimit pasi sëmundja që preku gështenjat bëri që ato të kishin shumë pak rendimet.

Vlerësojnë iniciativën e bashkisë së Elbasanit për të promovuar këtë kulturë por thonë së ndihma e vërtete do të ishte asistenca për të luftuar sëmundjen.

Zona e Labinotit mbahet kryesisht për prodhimin e gështenjës pasi është e favorizuar nga terreni malor I cili është shumë I përshtatshëm për këtë lloj culture. Thuajse të gjitha familjet e këtij fshati kanë rrënjë gështenje prodhimin e të cilave e tregëtojnë pasi tregu është I sigurt dhe çmimi I mirë./egnatia news