Lakrorit i pjekur në saç është një prej gatimeve tradicionale më të pëlqyera të kulinarisë korçare.

Prej vitesh ky gatim shtëpie u ofrohet turistëve dhe është bërë shumë i pëlqyer ndërsa fshati Polenë është kthyer në qendrën e festës së lakrorit.

Çdo verë amvisat e Polenës mblidhen së bashku dhe këtë gatim përgatitjen e së cilit e kanë trashëguar në familje, e ofrojnë për pjesëmarrësit e festës të cilët përveçse ta shijojnë e shohin hap pas hapi procesin e gatimit. Krahas amvisave edhe burrat ndihmojnë në pjekjen e tij

Për pjesëmarrësit shija e lakrorit të pjekur në saç mbetet e veçantë ndaj festa lokale i tërheq ata çdo vit.

Kjo festë synon të pasurojë sa më shumë ofertën turistike të Korçës ndërsa përveç qytetit, Dardhës e Voskopojë, tani edhe amvisat e Polenës këtë gatim familjar e përgatisin edhe për turistët.

Top Channel