Në Topoj dhe Seman të Fierit fermerët sapo kanë filluar të mbledhin fasulet. Fermerët shprehen se këtë vit prodhimi ka qenë i mbarë dhe ka pasur rendiment të lartë. Për cilësinë e mirë thonë se ka kontribuar moti ne favor të bimëve.

“Nga viti në vit, kultivimi i fasules ka rënë dhe janë të paktë fermerët që e mbjellin. Një nga arsyet është mungesa e krahut të punës, ndikon edhe shitja sepse nuk ecën çdo gjë dhe fermeri detyrohet të ulë sasinë e mbjelljes”- tha qytetrai.

Në zonat ku kultivohet më shumë bima e fasules këtë vit ka pasur një tkurrje të sipërfaqeve me të mbjella dhe shkaku kryesor sipas fermerëve mbetet gjetja e krahut të punës dhe mungesa e një pike grumbullimi.

“Çdo lloj prodhimi për fermerin, sepse në këto momente të gjitha prodhimet janë në magazina stok. Ëstë një çmim shumë qesharak nuk mbulon koston. Mirë mund të themi por skemi ku ti çojmë të tjerat”- tha qytetari.

Fermerët e Topojës dhe Semanit kërkojnë një ndërhyrje nga shteti në ngritjen e një pike grumbullimi pasi edhe prodhimet e drithit u kanë mbetur stok dhe ne këto kushte ata nuk arrin të nxjerrin dot as shpenzimet që kanë bërë.

Top Channel