Dy njerëz janë vrarë dhe 317 të tjerë janë plagosur, në të shtëna me armë zjarri, duke festuar fitoren e presidentit sirian, Bashar Al Asad.
Viktimat u vranë nga plumbat e hedhur rastësisht nga mbështetësit e Assadit, në kryeqytetin Damask dhe në qytetin verior të Aleppo, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Një djalë dhe një fëmijë u vranë në Aleppo, raporton organizata me qendër në Britaninë e Madhe. Assad fitoi zgjedhjet për herë të katërt të mërkurën, duke fituar 95.1 për qind të votave dhe një mandat të ri shtatë-vjeçar.
Opozita dhe vendet perëndimore i kanë shpallur zgjedhjet një farsë, pasi u mbajtën në zonat e kontrolluara nga qeveria siriane dhe ku mund të zgjidheshin tre kandidatë. Udhëheqësi 55-vjeçar ka qeverisur Sirinë që nga viti 2000, dhe mori pushtetin nga babai i tij, Hafez, i cili sundoi nga 1971 deri në vitin 2000.
Assad, me ndihmën e Rusisë dhe Iranit, fitoi luftën kundër forcave rebele dhe rimori kontrollin e rreth 70 për qind të territorit sirian.