Një problem në sistemin e navigimit bëri që helikopteri Ingenuity i NASA në Mars të përjetonte një udhëtim të “çmendur”. Helikopteri eksperimental megjithatë arriti të ulej në mënyrë të suksesshme, sipas raportimeve nga Jet Propulsion Laboratory.

Ky problem u shfaq për rreth një minutë pas nisjes së testimit të 6, ku helikopteri fluturoi në lartësinë 10 metra nga siperfaqja. Një nga fotografimet e shumta të shkrepura nga on-board camera nuk u regjistrua në sistemin e navigimit, duke ngatërruar vendndodhjen reale të tij. Më pas Ingenuity filloi të lëvizë sa poshtë-lart për më tepër se 20 gradë dhe shkaktoi një rritje të konsumit të energjisë.

Një sistem tjetër i cili siguron një diferencë ekstra për stabilitetin e helikopterit arriti ta rikthente atë nën kontroll. Ingenuity është mjeti i parë fluturues që kryen një fluturim në planetin Mars, 2 muaj pas uljes së roverit të NASA, Perseverance.

Helikopteri prej 1.8 kilogramësh kreu me sukses 5 misione të mëparshme fluturimi, ku secili ishte më sfidues se i mëparshmi. NASA ishte kaq e impresionuar nga pajisja $85 milionë, saqë zgjati misionin e tij për më tepër se 1 muaj. Testimi i 6-të shfaqi problemin e parë gjatë kësaj periudhe bonus.