Home ELBASANI SOT Festat e nëntorit në shkollën “Zëra Jete” (video)

Festat e nëntorit në shkollën “Zëra Jete” (video)

45

Organizohet aktivitet argëtues

Festat e Nëntorit sollën një tjetër atmosferë në shkollën speciale “Zëra jete”. Nxënësit e kësaj shkolle nën kujdesin e stafit arsimor kishin organizuar një aktivitet argëtues ku përfshiheshin interpretime, punime të ndryshme me punë dore të bera nga vetë ata.

Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim dhe me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” të cilët së bashku me bashkëmoshatarët e shkollës “Zëra Jete” bashkëpunuan duke emocionuar pjesëmarrësit.

Ky aktivitet përfshiu interpretime në  kënge, valle e recitime me tematikë atdhetare Një simbolikë tjetër e këtij aktiviteti ishte dhe valvitja e shqiponjës të pregatiur nga vetë nxënësit.