Shkodër – Finalizohet operacioni policor i koduar “Ishulli”.
Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër.
Arrestohet një shtetas, procedohen penalisht dy të tjerë.
Sekuestrohen dhjetëra doza të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në ishullin e lumit Buna, në fshatin Zus, Shkodër, po organizohej një festë në ambient të hapur, gjatë së cilës po shpërndahej lëndë narkotike, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar ”Ishulli”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-A. G., 19 vjeç, banues në lagjen “Guerrile” Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në vijim të këtij operacioni u proceduan penalisht shtetasit:
-S. H., 24 vjeç, banues në lagjen “Guerrile” Shkodër dhe F. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Si rezultat, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.