Sunny Hill Festival” këtë herë do të mbahet në Tiranë edhe pse më herët apo edhe vitet e kaluara është mbajtur në Prishtinë, ndryshim ky që ka shkaktuar edhe bujë.

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa me famë botërore do të performojë në Tiranë, ku krah saj do të jenë dhe këngëtarë të tjerë të famshëm.

Sunny Hill” do të mbahet me 4, 5, 6 dhe 7 gusht, dhe artistët e tjerë të famshmëm që do të vijnë në kryeqytetin shqiptarë janë: Skepta, Aj Tracey, Diplo, Burak Yeter, Mahmood, Dj Regard, Kamal dhe Romeo Blanco.

Vendodhja e “Sunny Hill Festival” do të jetë në parkun pranë liqenit artificial.  Më herët, faqja zyrtare e “Sunny Hill Festival” publikoi dhe njoftimin zyrtar.

“E njëjtat data, e njëjta përvojë e bukur, vendndodhja e ndryshme! Këtë gusht (për shkak të vonesave nga autoritetet në sigurimin e licencave të nevojshme për vendndodhjen), jemi të detyruar të shkojmë në Tiranë.

Ne duam të informojmë të gjithë ata që kanë blerë bileta se biletat e tyre janë të vlefshme për Sunny Hill Festival 2022 – Tirana Edition, ndërsa ata që nuk mund të marrin pjesë në Festivalin në Tiranë, do të mund të rimbursojnë biletat e tyre. (Dritarja e rimbursimit do të hapet nga 1 korriku deri më 15 korrik” thuhet në njoftim.