Nuk bëhet festa në Elbasan

14 shkurti ose siç njohet  ndryshe “Shën Valentini” vitet e fundit është kthyer në një” trend” dhe në vendin tonë. Kjo ditë festohet në menyra nga më të ndryshmet nga çiftet e dashuruar në mbarë botë. Në Elbasan të paktën këo 2 vitet e fundit vërehet një zbehje e atmosferës. Ata të cilët nuk e kanë harruar shëtitjen tradicionale dhe vijojnë të jenë “besinkë“ të kësaj festë janë kryesisht të moshuarit.

Kjo datë e cila festohet në mbarë botën nënkupton shprehjen e dashurisë në mënyrat më të veçanta.Disa nga dhuratat më të përhapura të dhuruara gjatë kësaj dite janë lulet, çokollatat, një darkë romantike.

Nën sundimin e Klaudit II, ushtria romake përbëhej thuajse vetëm nga burra beqarë. Për t’u shpëtuar jetët, Valentini, i cili ishte peshkopi i Ternit asokohe, martonte çifte që t’i mbante burrat larg luftës.Për fat të keq, perandorit s’i pëlqeu ky romanticizëm dhe i preu kokënpeshkopit në periferi të Romës. Ekziston dhe një histori tjetër më pak e dhunshme se kjo.

 Një burrë i quajtur Valentin, i burgosur nga romakët, i dërgoi një letër gruas që dashuronte me nënshkrimin, ‘Nga Valentini yt.” Dhe siç thuhet, ajo letër nxiti kartolinat e Shën Valentinit.Kjo shpjegon pse emri lidhet me dashurinë.