Një 16-vjeçare mbeti e plagosur në një aksident rrugor në Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, në fshatin Suk, ku shtetasi I. B., 24 vjeç, banues në Berat ,duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja 16 vjeçe, banuese në Berat, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ora news
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)