Fier/ Theu masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe u kap nga shërbimet e Policisë me lëndë narkotike me vete, vihet në pranga 38-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 38 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Forca e Posacme “Shqiponja” në automjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte, iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike cannabis sativa. Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Divjakë/Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe i kanosi për jetën, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari.

Nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, u arrestua në flagrancë shtetasi E. Gj., 44 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur për jetën punonjësit e Policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Në Fier u arrestua shtetasi Sokol Sapiqoti pasi theu masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe iu gjet lëndë narkotike me vete.

Në Divjakë u arrestua shtetasi Edmond Gjini pasi kundërshtoi me dhunë dhe kanosi punonjësit e Policisë