Në vazhdën e sanksioneve të ndërmarra ndaj Rusisë, FIFA i ka dhënë fund çdo aludimi, duke vendosur zyrtarisht se Polonia do të kalojë automatikisht në finalen e ‘playoff’ të Botërorit të Katar.
Shorti kishte vendosur Poloninë përballë Rusisë, me këta të fundit që janë përjashtuar nga çdo aktivitet ndërkombëtarë.
Polonia do të përballet në finalen e ‘playoff’ me fituesin e çiftit Republika Çeke-Zvicër. Gjithashtu në vendimin e fundit, FIFA ka pranuar kërkesën e Ukrainës që sfida ndaj Skocisë të shtyhet, ky takim i vlefshëm gjithashtu për playoff e Botërorit, do të luhet tashmë në qershor.
(BalkanWeb)