Llatja dhe Gjiknuri inspektojnë punimet
Pas shumë kërkesash nga banorët e zonës për të investuar në shkollën e fshatit Vidhas duket se falë një bashkëpunimi mes bashkisë Elbasan dhe bizneseve të zonës është bërë e mundur edhe ndërhyrja. Kryebashkiaku Gledian Llatja së bashku me drejtuesin politik të socialistëve për qarkun e Elbasanit ishin në ambientet e shkollës për të inspektuar nga afër punimet të cilat kanë filluar tashmë.
Llatja tha se investimi këtu ishte I domosdoshëm pasi kjo shkollë së bashku me kopështin kanë rreth 216 fëmijë që e frekuentojnë dhe ndërhyrja ishte bërë e nevojshme.
Nga ana e tij Damian Gjiknuri u shpreh se ky rast është një shëmbull i mirë se bashkëpunimi mes sektorit privat dhe stij shtetëror mund të jetë shumë I dobishëm.
Prej shumë vitesh kjo shkollë nuk kishte njohur investime ndaj edhe gjendja e saj ishte jo e përshtatshme për zhvillimin normal të mësimit.