Home ELBASANI SOT VIDEO/SËMUNDJA “GOJË, DORË, KËMBË” PËRHAPET EDHE NË ELBASAN

VIDEO/SËMUNDJA “GOJË, DORË, KËMBË” PËRHAPET EDHE NË ELBASAN

91

Mjekja: Vatër janë kopshtet dhe shkollat, nuk duhen neglizhuar

Rreth 70-80 fëmijë paraqiten çdo ditë në pediatrinë e Elbasanit me viroza gripale dhe sëmundjen ngjitëse “gojë, këmbë, dorë”. Kjo e fundit është duke qarkulluar prej ditësh në Elbasan, kryesisht tek fëmijët. Temperatura e lartë, skuqja dhe puçrrat në këmbë, duar dhe gojë janë simptomat e kësaj sëmundjeje.

Shefja e Pediatrisë Irena Palloshi,thotë se sëmundja është ngjitëse, ndërsa është përhapur gjerësisht tek shkollat dhe çerdhet.

Ndërsa vijojmë të bashkëjetojmë me pandeminë , mjekja thotë se në radhët e të infektuarve me covid janë edhe fëmijët. Sipas saj rastet e rënda dërgohen për kurim në kryqytet për shkak të moshës delicate.Ndonëse shihet një sensibilizim I prindërve, por dhe edukatorëve dhe mësuesve mbi simptomat te fëmijët mjekja pediatre nuk I kursen këshillat.

Sipas specialistëve sëmundja përgjithësisht zgjat nga 7 deri në 10 ditë, ndërsa nuk ka asnjë mjekim specifik ose vaksinë për parandalimin e saj.