Mësimi online duket se solli vështirësi të reja për të gjithë studentët dhe nxënësit e sistemit arsimor. Si një mënyrë për të parandaluar përhapjen e Covid-19 Ministria e Arsimit vendosi mbylljen e universiteteve dhe reduktimin e orëve në klasa të nxënësve ,gjë që dukshëm ndikoi në përgatitjen e tyre për provimet finale. Me fillimin e sezonit të provime studentët ndjehen jo gati për t’u përballur me testimet pasi boshllëqët janë të mëdha. Shumë prej tyre nuk kanë mundur që të ndjekin mësimin e zhvilluar online për arsye nga më të ndryshmet siç janë ato të mungesës së internetit ,pajisjeve teknologjike apo edhe vendbanimit në zona të largëta malore. Gjatë muajit Janar pati disa kërkesa nga studentët për tu kthyer në auditore por kërkesat e tyre u refuzuan nga Komiteti I Ekspërtëve e Ministria e Arsimit. Teksa ka filluar tashmë testimi I tyre ata nuk janë gati për të dhenë maksimumin dhe kjo pritet të reflektohet edhe në rezultate. Në muajin Qërshor do të zhvillohen edhe provimet e maturës shtetërorë ku njësoj si studentët edhe maturantët nuk kanë pritshmëri për të dhenë më të mirë e tyre. Silvana Shehu /Egnatia new
FILLON SEZONI I PROVIMEVE,STUDENTËT “TË ZHGËNJYER”
31