Masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19 ishin të shumta përgjatë një viti . Si një mënyrë për të parandaluar përhapjen e koronavirus qeveria shqiptare vendosi karantinë të detyruar më datë 9 Marsi të vitit 2020 . Pasi qëndrimit mbyllur për disa javë pati lëhtësim të masave kufizuese çka solli edhe një rritje të ndjeshme të numrit të personave të infektuar më Covid dhe si rrjedhojë rivendosje të masave kufizuese . Prej disa muajsh në Shqipëri vijon të zbatohet ora policore që ndalon qytetarët të lëvizin nga ora 22:00 deri në orën 06:00.Ky vendim fillimisht nuk u prit mirë nga qytetarët dhe bizneset kryesisht atyre të bareve dhe restoranteve pasi sipas pronarëve të tyre kjo gjë ndikoi në të ardhurat ekonomike. Bizneset kanë pësuar humbje pasi orari kur ata duhët të mbyllin dyert I detyron që të largojnë klientët.Ata thonë se nga ana tjetër edhe pun aka rënë e klientët nuk janë më si më parë. Edhe sipas qytetarëve vendosja e kufizimit të lëvizjes në orën 22:00 të mbrëmjes nuk ka asnjë efekt në uljen e përhapjes së Covid-19 pasi qëndrimi hapur gjatë ditës bën që njerzit ti shkelin masivisht rregullat për distancimin social apo edhe mbajtjen e maskës. Gjatë ditës siç duket edhe nga pamjet jo vetëm të rinjtë por edhe të moshuarit qëndrojnë në ngumbuj dhe pa maska ndaj kjo do të thotë se vendosja e orarit 22:00 -06:00 për të reduktuar përhapjen e Covid-19 është I pavlefshëm.

Elena Cekani

Egnatia News