Gazetari i RTV Ora, Elton Qyno bëhet me dije se po mbahet në ambjentet e SPAK që prej orës 11:00 të mëngjesit të sotëm. Prokurorët e SPAK bëhet me dije se po i kërkojnë Qynos, burimin e informacionit në lidhje me dosjet hetimore që ka në ngarkim ky instituicon.

Qyno dyshohet se ka zbuluar disa sekrete të dosjeve hetimore, për të cilën prokurori po i kërkon se kush ia ka dhënë.Mirëpo gazetari investigativ deri më tani ka refuzuar të jap informacion lidhur me këtë.

Elton Qyno: Asgjë nuk më kanë komunikuar. Vetëm më kan komunikuar urdhrin e Gjykatës për të më kontrolluar shtëpinë, zyrën dhe makinën gjithashtu. Unë hyra nga ora 11:00 dhe dola nga ora 5 dhe nuk di pse duhet të ishte bërë gjithë kjo, sepse më thirrën për një urdhër ndalimi të akteve për publikimin e akteve të mëtejshme. Nga ana tjetër më thanë do të marrim një deklarim dhe pastaj duhet filluar me presione të çdo lloj forme. Për të treguar burimin dhe për të treguar kushtet dhe për të dorëzuar materialin. Në kushtet kur unë nuk e bëra një gjë të tillë u proceduam me kontroll banese.