Filmi i ri i Jennifer Lopez është produksioni më i fundit i Hollywood-it.
PEOPLE ka konfirmuar se xhirimet e planifikuara jashtë shtetit të filmit “The Mother” janë ndërprerë përkohësisht për shkak të rasteve pozitive të koronavirusit të ekipit të xhirimeve.
Pjesa më e madhe e projektit është xhiruar në Kanada, ku Lopez, po xhironte skena në periudhën e vitit të ri.
“The Mother” premiera e të cilit do të jepej në vitin 2022, ndërtohet mbi historinë e një vrasëseje që del nga vendi ku fshihej për të mbrojtur vajzën e saj ndërsa u shmanget sulmuesve të rrezikshëm. Në këtë film luajnë edhe Joseph Fiennes, Gael García Bernal dhe Omari Hardwick.
Pavarësisht nga kjo pengesë e përkohshme, filmi tjetër i ardhshëm i Lopez “Marry Me” do të shfaqet sërish më 11 shkurt.
“The Mother” është një nga projektet e shumta të detyruara të ndërpresin prodhimin mes rritjes së fundit të rasteve me COVID-19.
Disa shfaqje televizive duke përfshirë Grey’s Anatomy, NCIS, NCIS: Los Angeles dhe Chicago Fire, thuhet se e kanë pezulluar prodhimin ndërsa varianti omicron vazhdon të përhapet.
Pasiguritë rreth rritjes së fundit të COVID-19 kanë bërë gjithashtu që Akademia e Regjistrimit dhe CBS të shtyjnë ndarjen e çmimeve Grammy 2022, e cila fillimisht ishte planifikuar të transmetohej në fund të janarit. Një datë e re për ngjarjen vjetore ende nuk është caktuar.