Armina Mevlani është një nga personazhet më të dashura të publikut shqiptar dhe është njohur gjerësisht për aktivitetin e saj si blogere.

Megjithatë, duket se ajo tani do të sjellë diçka ndryshe për të gjithë, duke u përfshirë në një format që nuk jemi mësuar ta shohim.

Burime për “Vip Magazine” kanë mësuar ekskluzivisht dhe kanë njoftuar se Armina Mevlani do të jetë pjesë e një projekti televiziv në rolin e moderatores.

Projekti bëhet fjalë pikërisht për emisionin e “Top Channel” “Goca dhe Gra”.

Është njoftuar se ajo do të jetë një nga moderatoret e në sezonin e ri për këtë fillim vit të programit të njohur.

Rikujtjojmë se kjo është eksperienca e parë e Armina Mevlanit si drejtuese e një programi televiziv dhe mbetet të shikojmë se si shkëlqen në këtë fushë.

Rikujtojmë se, së fundmi blogerja shqiptare ka kaluar një periudhë të vështirë, pas infektimit të saj me COVID-19.

Nëpërmjet videove dhe imazheve në Instagram ajo u ka dhënë këshilla ndjekësve se si duhet ta kalojnë këtë periudhë dhe se çfarë po bën ajo specifikisht.

“Unë nuk e kisha kaluar ndonjëherë Covid-in në gjithë këtë pandemi, pavarësisht se jam takuar me njerëz pozitivë, me familjarë, kam udhëtuar shumë, por çuditërisht e mora tani. Simptomat e mia kanë qenë, ditën e parë kisha shumë temperaturë 39, gjatë natës 38 e gjatë ditës 37. Dhimbjet e trupit më bezdisin më shumë. Me energjinë nuk jam keq. Kjo është situata dita e 6, po pi shumë vitamina, aspirinë.”,- tha ajo.