Finlanda zyrtarisht do jetë pjesë e NATO-s të martën,

Është zgjerimi i parë i NATO-s që nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në aleancë në vitin 2020.

Njoftimi u konfirmua nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili tha se masa do ta bëjë Finlandën dhe anëtarët e tjerë më të sigurt.

“Ne do të ngremë flamurin finlandez për herë të parë këtu në selinë e NATO-s. Do të jetë një ditë e mirë për sigurinë e Finlandës, për sigurinë nordike dhe për NATO-n në tërësi,” u tha ai gazetarëve në Bruksel.

Ai shprehu gjithashtu shpresën e tij që fqinji i Finlandës, Suedia, do të lejohet të bashkohet në muajt e ardhshëm.

Rusia iu përgjigj menjëherë njoftimit, me një zyrtar që i tha agjencisë shtetërore të lajmeve RIA se vendi do të forconte forcat e tij përgjatë kufirit me Finlandën.

Turqia ishte e fundit nga 30 anëtarët e NATO-s që pranoi kërkesën e Finlandës.