Pas lojtarëve të brezit legjendar të kombëtares franceze që fitoi Kupën e Botës në vitin 1998, një takim u organizua nga lojtarët emblematik të ekipit të Milanit, i cili fitoi gjithçka që mund të fitohej në botën e futbollit.

Një pjesë e brezit legjendar të kombëtares franceze publikoi pak ditë më parë një foto që ngjalli nostalgji tek fansat që kujtojnë këtë kombëtare.

Mirëpo, në të njëjtën kohë, lojtarët legjendar italian dhe anëtarët e Milanit kanë publikuar foton e tyre. Të themi të vërtetën janë më pak, por sigurisht që ky takim ngjalli emocione sidomos te tifozët e Milanit, të cilëve lojtarët në foto i sollën emocionet në kulmin e tyre.