Një magazinë mobilierie është përfshirë nga flakët në aksin Fushë Krujë – Vorë në afërsi të urës së Gjolës, në pronësi Endrit Hushit.Sipas informacioneve të siguruara për BalkanWeb nga gazetari Juli Shota, mësohet se flakët kanë përfshirë vetëm magazinën dhe jo dyqanin e mobilierisë. Paraprakisht mësohet se nga flakët janë shkrumbuar një sasi mobiliesh, të cilat kapnin vlerën e rreth 10 milionë lekëve.Shkak i zjarrit sipas repartit zjarrfikës dyshohet të ketë qenë një luhatja e energjisë elektrik.

Previous articleNga Talo Çela, te Laert Haxhiu me shokë, kryeprokurori i Elbasanit: Procesi i kërkimit, kompleks
Next articleTifozët e Tiranës dhe Vllaznisë përplasen pas ndeshjes me sende të forta