Një pallat 9-katësh u përfshi nga flakët ditën e djeshme në rrugën “Sali Butka” në kryeqytet, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar.

ADVERTISING

Sipas dyshimeve të para, dyshohet se shkak për zjarrin ishte një pajisje elektrike në katin e 9 të pallatit.

këtë mëngjes, ekpertët dhe shërbimi zjarrfikës janë rikthyer në vendngjarje për të bërë një ekspertizë më të detajuar.

“Këtë mëngjes janë kthyer shërbimet zjarrfikëse dhe eksperët për të zbuluar shkakun e zjarrit. Praprakisht, dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një pajisje elektrike në katin e 9. Këtë mëngjes në pallat janë kthyer ekspertët. Banorët e pallatit nuk janë lejuar të futen në banesa. Një pjesë e tyre kanë qenë në pallat kur ka ndodhur zjarri. Më pas janë evakuar menjëherë, fatmirësisht asnjë person nuk mbeti i lënduar. Do të jemi ekspertizë të detajuar. Ditën e djeshme u shopqërua në polici administratori i pallatit dhe mjeku, që ishte pronari i apartamentit nga ku filloi zjarri.

Nga deklarimet e tyre kanë thënë se nuk kanë dijeni se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Janë pyetur edhe banorët e pallatit në lidhje me zjarrin. Flakët mbërritën deri në katin e 5 të pallatit, sipas ekspertizës, 3 aparamtente janë shkrumbuar plotësisht, ndërsa një apartament tjetër në masën 30%. Është herët për të thjënë një shifër në lidhje me dëmet. Nga bisedat që kam pasur me banorët, ata ende nuk i kanë parë banesat, por nga ata që i kanë thënë ekspertët, apartamentet e tyre nuk janë dëmtuar. Ata ende nuk lejohen që të shihiun apartamentet e tyre, duke pritur një konfirmim nga ekspertët”, raportoi gazetarja Vasku./abcnews.al