Një shqiptar është dëshmitar i sulmit në Bruklin një ditë më parë. Ai është një shofer metroje dhe tregon si ka ndodhur ngjarja e rëndë. Për NYpost, ai rrëfen se autorin e kishte parë të qëndronte në një cep dhe fliste me vete.

“E pashë që ai po fliste me vete dhe mendova se ky djalë duhet të jetë i droguar”, tha i riu për NY Post pasi u intervistua nga policia.

Ai sqaroi më tej se kur metroja u largua nga stacioni në Rrugën 59, i dyshuari nxori një maskë gazi nga një çantë.

“Ai hapi një nga bombolat e tij të gazit dhe tha: “Upss, gabimi im”, tregon shqiptari.

Fitimi thekson më tej se burri i drejtoi armën dhe e qëlloi, por fatmirësisht plumbi nuk i preku trupin. Përdoruesit e tjerë të metrosë, në të njëjtin vagon nuk ishin aq me fat.

“Fillova të vrapoj”, tha Gjeloshi, i cili jeton në Bensonhurst, Brooklyn. “Ai më synoi mua fillimisht. Unë pata fat, plumbi kaloi nëpër pantallonat e mia.”

Gjeloshi tha se ai u bërtiste të gjithëve që të lëviznin shpejt në një vagonin R përtej platformës. Ishin dy persona që u plagosën rëndë dhe kishin nevojë për ndihmë, kujton ai.