Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike 4 modele të fletës së votimit për zgjedhjet e 25 Prillit.

Ndërkohë së fundmi KQZ me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë një sondazh ku fton qytetarët që të votojnë për fletën e tyre të votimit që u pëlqen më së shumti. Sondazhi do të jetë i hapur për 6 ditë.

Në të gjitha variantet, kandidatët për deputetë janë me numra ndërsa në krye të fletës është dhe emri me logon e partisë ose i koalicionit.

KQZ si model ka marrë në fletën e Votimit, qarkun e Tiranës që ka numrin më të madh të kandidatëve dhe fleta e votimit duhet ketë 36 emra kandidatësh përveç partive politike.

Top Channel