Nga Arbër Hitaj!
Me një proces kaotik mbushur me paqartësi, foltorja e ish kryeministrit Sali Berisha bashkë me deputetët e tij dhe LSI-në e Ilir Metës, po bëhen gati të futen në zgjedhjet lokale të 6 marsit. Të qartë për kuotat e ulëta në opinion, në shënjestër është marrja e sa më shumë votave të djathtës dhe dobësimin e Lulzim Bashës
Me një proces kaotik mbushur me paqartësi, foltorja e ish kryeministrit Sali Berisha bashkë me deputetët e tij dhe LSI-në e Ilir Metës, po bëhen gati të futen në zgjedhjet lokale të 6 marsit. Të qartë për kuotat e ulëta në opinion, në shënjestër është marrja e sa më shumë votave të djathtës dhe dobësimin e Lulzim Bashës
Dyshja Berisha- Meta, si llogaritarë me eksperiencë e dinë se objektivi elektoral përballë PS, është minimal, por ndaj PD se Lulzim Bashës është maksimal. Megjithë këtë strategji dhe koordinim foltore-presidencë, ajo që “pa dashje” Meta dhe Berisha po bëjnë, po i japin një shërbim të jashtëzakonshëm qëndrimit në karrige Lulzim Bashës. Foltorja dhe LSI po shërbejnë si alibia kryesore për humbjen e zgjedhjeve për Bashën, një alibi që në fakt është bindëse. Mjafton që në zgjedhjet e pjesshme lokale kandidatët e foltores të marrin qoftë dhe 1000 mijë vota nga e djathta, kandidatët e PD humbasin automatikisht zgjedhjet, dhe me të drejtë që shkaktarët e përçarjes dhe humbjes së votimeve ata do të jenë.
Alibia perfekte! Lulzim Basha falë aktorëve të vjetër politik, e ka gati fjalimin me shkaqet e humbjes në 5 bashki, Vorë, Rrogozhinë, Lushnje, Dibër e Durrës. Arsyeja është përçarja dhe mbrojtja e interesit politik personal nga kambi armik! Shanset e vetme të së djathtës mbetet në bashkinë e Shkodrës, ku diferenca mes të majtës dhe të djathtës janë të larta. Por edhe aty ujërat janë të turbullt për opozitën, Helidon Bushati dha dorëheqjen dhe vendin ja zuri i kudo ndodhuri Enkelejd Alibeaj.
Por në mënyrë krejt paradoksale me atë që thotë Sali Berisha dhe deputetët e tij, ata janë duke e forcuar akoma më shumë Lulzim Bashën në karrigen e kreut të PD. Një formë për ta dobësuar Bashën në opinion publik dhe demokrat, mund të ishte mos pjesëmarrja në votime nga foltorja, duke ja vështirësuar justifikimet e humbjes kreut të PD, dhe jo pjesëmarrja në një proces zgjedhor pa logo dhe pa strategji të qartë.
Kjo do i jepte frymëmarrje dyshes Meta- Berisha edhe për zgjedhjet lokale 2023. Por jo, urrejtja ndaj Bashës është aq e madhe, sa askush nuk po pyet për demokratët e thjeshtë që me shumë gjasa mund të bojkotojnë votimet. Foltorja me apo pa dashje, e ka arritur një qëllim gjithsesi, forcimin e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës