Ditën e djeshme në mbrëmjen vonë ka ndodhur një aksident tragjik në Itali.

Një 25-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti pasi kamioni të cilin po drejtonte u përmbys në dalje të rrugës. Në mjet ndodheshin edhe 3 punëtorë të tjerë të cilët mbetën të plagosur, shkruajnë mediat italiane. Ata u transportuan menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa emigranti shqiptar ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Policia dhe hetuesia po punojnë për të zbardhur aksidentin e rëndë.