Home BOTA Forcat ukrainase kanë sekuestruar maska anti-gaz dhe veshje speciale nga trupat ruse

Forcat ukrainase kanë sekuestruar maska anti-gaz dhe veshje speciale nga trupat ruse

24

Forcat ukrainase kanë sekuestruar maska anti-gaz dhe veshje speciale nga trupat ruse pas paralajmërimeve nga Perëndimi se Vladimir Putin mund të përdorë armë kimike  gjatë luftimeve në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes ndau imazhe të pajisjeve të kapura, të cilat përfshinin gjithashtu dhe  helmeta të epokës së Luftës së Dytë Botërore, ndërsa më herët inteligjenca ukrainase njoftoi se Rusia po përgatitet për një sulm terrorist në Çernobil.

Udhëheqësit perëndimorë dhe ukrainas kanë lëshuar paralajmërime të tmerrshme se Putini po përgatitet të përdorë armë kimike dhe maskat e lëshuara për trupat ruse i përforëcojnë këto deklarata.

Volodymyr Zelensky tha dje se kërcënimi i forcave ruse për vendosjen e armëve kimike është ‘shumë real’ pasi pushtimi hyri  në javën e tretë. Në fjalimin e mbrëmshëm televiziv drejtuar kombit, presidenti iu drejtua në mënyrë sarkastike trupave ruse dhe pyeti se ku planifikonin të vendosnin armët.

Ku do të godisni me armë kimike?” ai pyeti. Në maternitetin në Mariupol? Në kishën në Kharkiv? Tek spitali i fëmijëve Okhmadit? Apo në laboratorët tanë, të cilët kanë ekzistuar që nga koha sovjetike dhe punojnë në teknologji të rregullt, jo në teknologji ushtarake?“- tha Zelensky.

Boris Johnson dhe ish-kreu i operacioneve ruse të MI6, Christopher Steele, i bënë jehonë shqetësimeve të Zelenskit se Rusia së shpejti mund të vendosë armë kimike mes përparimit të ngadaltë në terren.