Prej ditësh në rrjetet sociale, një nga temat “e nxehta” nga pikëpamja futbollistike është ajo që ka të bëjë me gabimin e Gianluigi Donnarumma në ndeshjen mes Real Madridit dhe PSG-së, një pakujdesi (për disa e diktuar nga një faull) e cila i fali golin e parë Karim Benzema.

Me pak fjalë, ditë të vështira për portierin e kombëtares italiane, i cili i kritikuar në Francë ua besoi me gjakftohtësi rrjeteve sociale komentin e mbrëmjes së “Santiago Bernabeu”: “Eliminimi nga Champions League ishte një goditje e rëndë. Dy ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta, por pikërisht nga këto momente të vështira dalim më të fortë”.

Me një postim, Donnarumma iu drejtua drejtpërdrejt tifozëve të PSG-së, duke u betuar për dashurinë e tij për fanellën e parizienëve: “Tani duhet të mendojmë për të tashmen, për të fituar kampionatin, duke dhënë gjithçka, siç kam bërë gjithmonë për këtë fanellë, për këtë klub dhe për tifozët tanë. Le të fillojmë përsëri menjëherë! Allez Paris”.

Në Ligue 1, objektivi i vetëm i mbetur, PSG vjen nga dy humbjet në pesë sfidat e fundit, por është +13 pikë nga Nice, e dyta. Me pak fjalë, një diferencë e mirë.