Home SPORT Formula 1: Garë e çmendur përmes shiut, një “i panjohur’” fiton Grand...

Formula 1: Garë e çmendur përmes shiut, një “i panjohur’” fiton Grand Prix të Hungarisë

19

HUNGARI – Një shi i rrëmbyer, gjysmë ore para fillimit të garës, ndryshoi skenarët e Grand Prix të Hungarisë. Starti dhe vijimi i garës, ishte sa spektakolar, aq edhe i çmendur.

Në finish, i pari vijën e mbërritjes e kaloi piloti francez Esteban Okon me makinën Alpine, i cili shënon edhe suksesin e parë në karrierë. Në vend të dytë u rendit gjermani Sebastian Vettel me Aston Martin, ndërsa britaniku Luis Hamilton i Mercedesit u ngjit në podium në vendin e tretë.

Që në nisje, piloti i Mercedesit, finlandezi Valteri Botas, rrëshqiti në kthesën e parë të garës duke nxjerrë nga pista Lando Norris dhe Sergio Perez, si dhe goditi Verstappen. Ndërkohë Lance Stroll goditi Charles Leclerc.

Përfundimi i incidentit: Bottas, Perez, Norris, Stroll dhe Leclerc të gjithë u detyruan të tërhiqeshin pasi gara. Verstapenin, mundi të rikthehej prapë në garë, por me makinën e dëmtuar dhe në fund u rendit i 10-ti dhe fituar vetëm një pike.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gara nisi dhe një herë nën drejtimin e makinës së sigurisë, teksa të gjithë pilotët ndërruan gomat vetëm Hamilton preferoi të qëndronte në pistë. Ky gabim i kushtoi. Vazhdimi ishte spektakolar për pilotin britanik, i cili nga vendi i fundit arriti të ushtronte presion edhe ndaj Sebastian Vettel, por pa mundur ta parakalonte atë.