Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.
Automjeti i IEVP me drejtues një 57-vjeçar u përplas me një kamion, që drejtohej nga një shtetas malazez. Si pasojë, është lënduar 57-vjeçari.
“Në aksin rrugor “Librazhd-Qaf Thanë”, automjeti i IEVP-së (në të cilin udhëtonte personeli), me drejtues shtetasin A. S., 57 vjeç, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin malazez N. P., 33 vjeç.
Si pasojë, është dëmtuar shtetasi A. S., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.
(Balkanweb)
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)