Ashtu si çdo të enjte vëmendjen e seancës së sotme parlamentare vëmendjen e kanë marrë veshjet e deputetëve.

Në foto e shkrepura nga LSA shihet se disa nga ligjvënëset sot kanë preferuar ngjyrat e errëta pavarësisht temperaturave të larta.

Deputeti socialist Erion Braçe nuk i heq syzet e diellit as brenda në Kuvend, ndërkohë që Elisa Spiropali ka zgjedhur një kostum në ngjyrë ushtarake.

Një ditë më parë ajo ishte në zonat e luftës në Ukrainë bashkë me kryeministrin Edi Rama i cili po ashtu mori pjesë sot në seancë ku pati disa replika me deputeten e PD Jorida Tabaku.