Enca vazhdon të mbetet mjaft aktive në rrjetet sociale.
Ajo shquhet për fotografitë me përmbajtje provokuese që publikon dhe njëlloj këngëtarja veproi edhe në postimin e saj të fundit.
Enca pozoi me një fustan ngjyrë rozë dhe të verdhë me dekolte të hapur dhe të shkurtër.
Këngëtarja shihet me një makijazh të lehtë në fytyrë ndërsa flokët i la të lëshura sipër shpatullave ndërsa pozonte pranë një pamje mahnitëse nga bregdeti.
“Karamele e kriposur”, ka shkruar Enca.
Kujtojmë se, Enca është shprehur disa herë se e ndjen veten seksi dhe prandaj guxon dhe publikon shpesh imazhe me përmbajtje provokuese.