Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez, ka marrë gjithë vëmendjen e kalimtarëve teksa doli në ballkonin e një hoteli në Miami.

53-vjeçarja u shfaq e veshur shumë thjesht, me një bluzë rozë me mëngë të gjata që i nxirrte barkun jashtë.

Madje në një moment, ajo ngriti krahët dhe zbuloi më shumë seç duhet pasi i dolën edhe reçipetat.

Ndërkohë JLo mbante flokët e saj të gjata të lidhura dhe kishte një make-up të thjeshtë, ku buzët i shkëlqenin. Ajo kishte vendosur një palë vathë të mëdhenj me rrathë argjendi, së bashku me një byzylyk argjendi dhe një shumëllojshmëri unazash.