Qytetarët e Kosovës kanë vendosur të vijnë në Shqipëri pasi në Kosovë është rivendosur sërish karantina. Makinat në Morinë kanë shkaktuar trafik të shumtë që në orët e para të mëngjesit.
Kosova është sërish në karantinë! Rrugët e Prishtinës janë boshatisur për shkak të masave që janë marrë për COVID nga qeveria.
Pas masave të reja kufizuese që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës, shumë shtetas të saj janë nisur drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën. Sipas disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, shihet se në pikën e kalimit kufitar në Morinë tashmë janë krijuar radhë të gjata të makinave.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që në fundjavë të u ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e Premte) deri më 09/11/2020 (e Hëne) në orën 05:00.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se masat e marra duhet të shërbejnë si vetëdijesim.
“Këto 2-3 ditë duhet të na shërbejnë për vetëdijesim, që të mos qëndrojmë të grumbulluar dhe ta mbajnë maskën”, ka deklaruar Zemaj.