Ministrja Elisa Spiropali nuk e kurseu ironinë ndaj kreut të shtetit, duke shtuar se kryeministri nuk kishte kundërshtar në politikën shqiptare. 

Ministrja Elisa Spiropali është shprehur se kryeministri Edi Rama do të fitonte “duelin” ndaj presidentit Ilir Meta. 

E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Spiropali nuk e kurseu ironinë ndaj kreut të shtetit, duke shtuar se kryeministri nuk kishte kundërshtar në politikën shqiptare. 

PYETJE: Rama mund Metën apo Meta-Ramën?

Elisa Spiropali: S’ka nevojë për mundje. Është i mundur. E kishte pushtuar frikë, e kishte lënë dhe logjika. Frika është tregues shumë i madh. Ka frikë nga mundja. Ai nuk presidenti por njeri që ka hyrë në një garë politike. Asnjë nuk krahasohet me PS dhe me Ramën. Kanë distancë shumë të madhe me Edi Ramën.