Ky që shikoni në foton është 46-vjecari Albert Topuzit, të cilit iu sekuestrua 3.5 milionë pasuri, që dyshohet se u përfitua nga trafiku i drogës dhe shfrytëzimi i prostitucionit.
Në sekuestro janë vënë një ndërtesë 3-katëshe, një ndërtesë 2-katëshe, 3 apartamente, disa automjete, 4 sipërfaqe ndërtimi dhe një biznes për prodhimin e betonit.

Të gjitha këto pasuri i përkisnin 46-vjeçarit, i arrestuar në Itali për “shfrytëzim prostitucioni”.
Dyshohet se pasuritë ai i kishte vënë nëpërmjet aktivitetit kriminal dhe ndaj tij është ngritur akuza e pastrimit të parave
