Personi që shihni në foton e mësipërme është 75-vjeçari Xhevit Sinani, autori i krimit të dyfishtë brenda familjes të regjistruar ditën e sotme në fshatin Tervol të Gramshit.
Ai fillimisht vrau gruan e tij në banesë e tyre, shtetasen Zegjine Sinani dhe më pas shkoi në vreshtin e rrushit dhe vrau vëllain e tij, Shaqir Sinani.
Pas krimit të dyfishtë Xhevit Sinani telefonoi fëmijët e tij dhe iu tha se iu ka vrarë mamanë dhe xhaxhanë. 75-vjeçari është arrestuar nga policia dhe ende nuk dihet shkaku i këtij krimi të rëndë.