Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur pasditen e kësaj të enjteje nga mijëra demokratë e qytetarë të thjeshtë që marrin pjesë në tubimin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Pjesëmarrja është tepër e lartë.
Në këtë tubim nuk mungojnë as parullat pikante që mbahen në duar nga protestuesit. “Mafia Soros non-grata”, “Pa ik Rama dhe Veliaj nuk shpëton Shqipëria”, “Boll vodhe, ik”, “Lufto sot për një të ardhme më të mirë nesër”, janë disa prej parullave.