Nuk ka paqe mes Kylian Mbappe dhe PSG. Këtë herë për të ndezur debatin ndërmjet palëve ka mjaftuar një video, një fushatë reklamuese e klubit për abonimet në sezonin 2023/2024. Ashtu siç pritej, në qendër të fushatës ishte Kylian Mbappe, por ky detaj nuk është pritur mirë nga ylli francez i cili ka reaguar fort në një postimi në rrjetet e tij sociale:

Ffffff

“Sapo pashë fushatën e klubit për biletat e sezonit 2023/24 dhe dua të theksoj se në asnjë moment nuk kam qenë i informuar për përmbajtjen e videos. Nuk jam aspak dakord me videon që është postuar, sepse për këtë arsye unë kam luftuar për të drejtat e imazhit. PSG është një klub i madh, por nuk bëhet fjalë për Kylian Saint-Germain”, shkroi 24-vjeçari në rrjetet sociale.

Marca

Menjëherë pas këtij reagimi klubi i PSG e fshiu videon, ndwrsa ai qw e priti mw keq ishte presidenti Al-Khelaifi. Shumë figura të futbollit francez kanë dalë kundër këtij reagimi nga ana e Mbappe, ndërsa mediat flasin edhe një herë për një krisje mes palëve. Kujtojmë që Mbappe rinovoi kontratën e tij me PSG një vit më parë, kontratë që përfundon në 2024, vit ku sipas mediave, Mbappe pritet të largohet falas për tu bashkuar me Real Madrid.

(BalkanWeb)

Previous articleLuizi thyen sërish rregullat, “Big Brother” e përjashton nga gara për…
Next articleForcat e natyrës po thellojnë gropën masive në Teksas, fut në panik banorët